Një dramë e rëndë është luajtur brenda një familjeje në Krumë, ku një grua është rrahur nga i biri i saj 27-vjeçar S.H.
Në ndihmë të mamasë ka shkuar djali tjetër, R.H që e ka plagosur me thikë të vëllanë agresiv dhe ëshët larguar menjëherë pas ngjarjes.
Gjithçka u zbulua kur agresori u detyrua të shkojë në spitalin e Krumës për të marrë mjekim nga plaga e thikës në orën 7:55 të mëngjesit të së mërkurës dhe i pyetur nga Policia, nuk tregoi rrethanat pse ishte në atë gjendje. Ai tha se ishte plagosur vetë në shtëpi.
Por, Policia ngriti dyshimet dhe tha se “menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se S. H. ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij, R. H, pasi dhunonte të ëmën.
Policia u vu në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit R.H, që shoqërohej me shtetasin G.B.
Gjatë kontrollit fizik, këtij të dytit iu gjet thika me të cilën dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.
Të dy personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.”