Një tjetër incident është regjistruar sot ndërkohë që na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.
LSI akuzon bashkinë e Fierit që sipas saj ka hequr në mënyrë të paligjshme banderolat e kësaj force politike, megjithëse ka një kontratë të nënshkruar mes palëve.
Ngjarja ndodh në vendin ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.
Kjo e fundit është shfaqur në një video në rrjetet sociale duke komunikuar në telefon ndërkohë që pranë saj ka prani të uniformave blu. Mehmetaj kërkon një ballafaqim dhe një përgjigje nga ana e bashkisë se në cilin ligj është bazuar për të kryer një veprim të tillë.
“Ne sot nuk ikim nga sheshi pa u rivendosur banderola e LSI-së“, dëgjohet duke thënë Mehmetaj.
VIDEO NGA KEJDI MEHMETAJ