Mjeku psikiatër, Pjerin Xhuvani është akuzuar nga Partia Demokratike se gjatë festimeve të Ditës së Verës, ka qenë ndër personat që ka organizuar konfliktin mes militantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Mjeku Xhuvani është vrarë sot në Elbasan, pasi dyshohet se është përfshirë në një përplase mes militantësh.
Më herët, PD ka denoncuar me video emrat e personave që sipas selisë blu janë eksponent të krimit në Elbasan, mes të cilëve edhe Pjerin Xhuvani i cili është etiketuar si “organizator i grupit kriminal, i përfshirë për laboratorin e drogës në Xibrakë”.
POLITIKA
Mjeku Pjerin Xhuvani ka qenë një ish-eksponent i Lëvizjes Socialist për Integrim në Elbasan. Ai ka mbajtur postin e kryetarit të LSI-së në Elbasan, ndërkohë që pas shkarkimit nga ky funksion, Pjerin Xhuvani ka kaluar me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Ndërkohë që Pjerin Xhuvani ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Fondit Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor! Ai është hetuar në vitin 2015 për abuzimin me recetat e barnave sëbashku me 9 zyrtarë të tjerë.
Ndërkohë që sëfundmi, Partia Demokratike e ka akuzuar atë se është përfshirë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
Sipas korrespondentit të Panorama.al, dyshohet se vrasja ka nisur për shkak të një konflikti mes miliantëve të PS dhe PD për shkak të një tentative për të blerë vota.