Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Bëhet e ditur se është shtënë drejt një lokali në fshatin Poro.
Megjithatë deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e situates.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.