Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan mesditën e sotme.
Mësohet se viktima e konfliktit në Elbasan është Pjerin Xhuvani. Ky i fundit është vrarë në rrethana ende të paqarta pas një sherri në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Xhuvani u akuzua se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.
Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si aktivist i PS-së.