Tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar një mbrëmjen e kaluar në Kroaci, ndërsa njëra prej tyre, e kishte epiqendrën në Bosnje.
Sipas EMSC, lëkundja e parë u regjistrua në Zagreb, ku rreth orëve të para pas mesnate, qyteti u godit nga një tërmet me magnitutë 3 ballë. Sipas Shërbimit Sizmologjike kroat, tërmeti ndodhi në afërsi të Markushevac.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. Por sakaq, një orë më vonë, një termët tjetër, me magniutë 2.6 të shkallës rihter ka goditur Dalmacinë, ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte në Bsonjë dhe Hercegovinë, më saktësisht 11 kilometra nga Glamoq.
Sipas faqes së internetit të EMSC, pjesë nga Sllovenia, Zagrebi në Dalmaci u lëkundën brenda pak orësh, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi. Nuk vonoi shumë dhe pas lëkundjeve të para, u ndjenë ende të tjera në Dalmaci, ku këtë herë ishte 3.2 ballë i shkalles rihter. Qytetarët në komentet që kanë lënë në faqen online të EMSC shkruajnë: “Kishte një tronditje. Pati një tronditje të fortë dhe të gjatë”.
Më i fundit në një seri tërmetesh që goditi Kroacinë ndërmjet të martës dhe të mërkurës në mbrëmje u regjistruan përsëri afër Sisak, dhe epiqendra e tërmetit me fuqi 2.4 të shkallës Rihter u regjistrua 29 kilometra në perëndim të këtij qyteti.
Sipas raportit të EMSC, përveç rrethinës së Zagrebit, Sisakut, Glinës dhe qyteteve të tjera, ky tërmet u ndie edhe nga banorët e Velika Kladusha dhe qytetarë të tjerë që jetojnë në zonat kufitare midis BeH dhe Kroacisë.