Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video, ku sipas tij policët po përdoren për të blerë votat në Shkodër.
Në videon e publikuar nga Kreu i Shtetit disa persona orientohen si duhet te votojnë në 25 prill.
“Shikoni si blihen votat në Shkodër, ja dhe policët me kamera. Ja si blihen votat në Shqipëri. I kapin policët e ndershëm. Ja edhe fleta e votimit ku mësohen si të votojnë. I vjetër për të blerë votat i thotë polici”, thotë Presidenti Ilir Meta teksa ka publikuar edhe videon.