BallinaPolitikeRama u bën bisht akuzave për blerje votash: Të presim drejtësinë

Rama u bën bisht akuzave për blerje votash: Të presim drejtësinë

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama është shmangur i vënë përballë videos së Maqellarës ku është ndalur një makinë me para për blerje votash. Në emisionin “Opinion” Rama tha se për këtë ngjarje duhet të pritet “të flasë drejtësia”.

“Policia ka shkuar sapo është marrë informacion dhe ka shkuar edhe prokuroria. Ata personat tani janë në prokurori. Kjo është një çështje e drejtësisë. Ajo që shqiptarët duhet të shkelmojnë me forcë në 25 prill bashkë me strukturat militare. Ajo që mua më habit është që bëni të njëjtin gabim që jepni vendimin ende pa u sqaruar. Ajo që ka ndodhur më e rëndë në 2021 është që është ngritur një strukturë paramilitare e armatosur dhe që sipas zotërisë edhe mund të vrasë” – tha Rama.

Por kreu i qeverisë përdori një standard të dyfishtë për ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani kury menjëherë dha verdiktin e tij.

“Ajo që dimë me siguri është që ka një Strukturë të Organizuar që është pranuar nga Partia Demokratike dhe që kjo ka vrarë një njeri dhe ka plagosur një efektive policie. Ata që bëjnë këto akuza i kanë duart me gjak. Është vrarë një njeri dhe është plagosur një efektive policie. Unë nuk e parapërfytyroj dot këtë nëse do të ishte në invers. Nëse Taulant Balla do të mbante një fjalim para kufomës dhe të thoshte po ne kemi armë. Sot do të digjej Shqipëria” – tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular