Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, prej vitesh është në lidhje me djalin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berisha, Shkelzen Berishën.
Ajo ka një lidhje të veçantë me Shkelzenin, dhe ka treguar ndër vite se ruan raporte shumë të mirë edhe me fëmijët e tij nga martesa e parë.
Armina ndërkohë u ka shuar kureshtjen disa prej ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve për jetën private në InstaStory.
Njëri prej ndjekësve e kishte pyetur modelen se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha, gjë për të cilën sipas Arminës është një privilegj i veçantë.
“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin, etj”, ka qenë përgjigja e Arminës. Ndërkohë një pyetje ishte se çfarë pëlqen me shumë të Shkëlzeni.
“Më pëlqen fakti që asnjëherë nuk mërzitemi së bashku. Kemi gjithmonë biseda për të bërë, ai do familjen, kafshët, natyrën dhe më pëlqen që është ai i zgjuar i kulturuar dhe i dashur.