BallinaKronikeArrestohet efektivi që aksidentoi për vdekje këmbësorin! Polici po transportonte me makinë…...

Arrestohet efektivi që aksidentoi për vdekje këmbësorin! Polici po transportonte me makinë… (Detajet)

Një efektiv policia është arrestuar nga SHÇBA, pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësor.

Sipas SHÇBA-së, në pranga u vu inspektori V. XH., 41 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Pogradec. Sipas SHCBA, efektivi ishte duke transportuar me makine dy persona të arrestuar.

“Më datë 23.04.2021, ora 03:00, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Elbasan-Korçë ka bërë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor V. XH., 41 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Pogradec, pasi duke drejtuar mjetin e policisë tip Ford, ky shtetas ka aksidentuar në aksin rrugor Maliq-Korçë, në afërsi të fshatit Çiflik, shtetasin B. Z., 64 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të mara ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa punonjësi i policisë, V. XH. po transportonte me mjetin e policisë dy shtetas të arrestuar, drejt dhomave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë.
Specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan-Korçë kanë bërë të gjitha veprimet proçeduriale, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

SHÇBA thotë se hetimet në kuadër të këtij procedimi penal po vazhdojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular