BallinaKronikeDenoncimet për zgjedhjet, SPAK nxjerr shifrat: Janë paraqitur 91 materiale, PD 50...

Denoncimet për zgjedhjet, SPAK nxjerr shifrat: Janë paraqitur 91 materiale, PD 50 kallëzime, Presidenti 18. Procedime penale për 32 çështje

spot_img
spot_img

SPAK nxjerr shifrat dhe jep informacion për denoncimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Sipas informacionit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

Në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të gjithë këto raste me seriozitet dhe ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.

Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e plotë të fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.
Me poshtë janë të dhënat statistikore të Prokurorisë së Posaçme, deri me datë 22.04.2021, që lidhen me kallëzimet në fushën e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e tyre.

Janë paraqitur 91 materiale. Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur:
• Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)
• Policia gjyqësore 10 raste, referime.

• Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.
• Shtetas 4 raste, kallëzime.
• Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

Për rastet e paraqitura është dhënë zgjidhja deri me datë 22.04.2021 si më poshtë:
• Jane regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.
• Është vendosur në 7 raste mosfillimi i procedimit penal.
• Janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit 15 raste.
• Janë dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore 23 raste.
• Janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular