Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, aktualisht ambasador në Republikën e Kirgistanit, është emëruar ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore.
Lajmi është publikuar në Twitter edhe nga ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila konsideron një zgjedhje brilante.
Nominimi është bërë nga presidenti amerikan Joe Biden. Pozicioni i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit të SHBA, që është përgjegjës për politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet me të gjithë Azinë Jugore dhe Qendrore, ka qenë vakant që nga fillimi i administratës së mëparshme të Trump. Emërimi i Lu për këtë pozicion erdhi së bashku me disa njoftime të tjera të bëra nga Shtëpia e Bardhë të premten.
Ai ka mbajtur një sërë postesh në Azi dhe flet një sërë gjuhësh përfshirë edhe shqipen.