BallinaKronikeNë kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, kapet në Tiranë 27-vjeçari

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, kapet në Tiranë 27-vjeçari

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga edhe një agresor, si dhe po punon për të zbardhur një vjedhje të ndodhur në fshatin Arbanë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. G., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje” e mbetur në tentativë “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” pasi me datë 20.03.2021, në rrugën “Shaban Bardhoshi”  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasit A. K.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë sende me vlerë në banesën e shtetasit E. E.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Sh., 29 vjeç, në rrugën e Kavajës, nga kontrolli i ushtruar  nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas qarkullonte  iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

  • Më datë 22.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F. B., 27 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij) në rrugën e Kosovarëve, kanë goditur me sende të forta shtetasin D. T., 26 vjeç.

Më datë 23.04.2021, në fshatin Arbane, në ambientet e zyrës së një kompanie, është vjedhur një sasi lekësh.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular