BallinaOP EDPërse shqiptarët duhet t'i thonë jo me votë regjimit të Edi Ramës

Përse shqiptarët duhet t’i thonë jo me votë regjimit të Edi Ramës

spot_img
spot_img

Nga Ermal Xhelilaj

Pushteti i Ramës ka mundësuar gjatë këtyre viteve instalimin dhe zhvillimin e një sistemi bandash e kriminaliteti të organizuar në të gjithë vendin për të blerë e manipuluar vota, si dhe për të ushtruar presion, intimidim e shantazh mbi votuesit shqiptarë me synim votimin e partisë në pushtet dhe kandidatët e rilindjes.

Ky pushtet është duke ushtruar presion, kërcënuar dhe përdorur për qëllime elektorale administratën shtetërore, mësuesit dhe bizneset për të ndikuar e votuar pushtetin. Po ashtu, ka vendosur nën diktatin e shërbimin e tij elektoral e partiak institucionet themelore e ligjzbatuese të shtetit, duke cënuar rëndë parimet demokratike dhe kushtetutën e vendit.

Ky pushtet ka themeluar një sistem monitorimi e inteligjence (spiunimi i sistemit komunist të Hoxhës) partiake, të etiketuar ndryshe patronazhim, totalisht të paligjshme e antidemokratike, në shkelje të plotë të të drejtave e lirive themelore të njeriut, me objektiv themelor për të vlerësuar e ndikuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur e votuar partinë në pushtet.

Kjo Qeveri e ka kthyer vendin dhe konvertuar qytetarët shqiptarë në subjekte vartëse në shërbim të pushtetarëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me Qeverinë, duke rrënuar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, falimentuar bizneset, grabitur pasuritë natyrore e pronat dhe detyruar shqiptarët të braktisin vendin masivisht.

Qeveria Rama me korrupsionin, arrogancën, propagandën e tipit monist, abuzimet me koncesionet PPP, kapjen e sistemit të drejtësisë, cedimin e nivelit të demokracisë, uzurpimin e të gjitha pushteteve, vjedhjen e manipulimin e zgjedhjeve dhe dështimin për integrimin në BE, e ka rrënuar të ardhmen e Shqipërisë duke e kthyer substancialisht vite pas vendin ekonomikisht e politikisht.

Votoni kundër një pushteti uzurpues që i ka vjedhur e manipuluar të ardhmen shqiptarëve për dy mandate radhazi. Votoni kundër autokracisë e oligarkisë të pushtetit të Ramës. Votoni ndryshimin për një të ardhme më të mirë, për mirëqenie, për demokraci, për integrim. Votoni Nr 9, Partia Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular