BallinaKronikePlagosje me thikë në Fier, 30-vjeçari transportohet me urgjencë në spital. Shpallet...

Plagosje me thikë në Fier, 30-vjeçari transportohet me urgjencë në spital. Shpallet në kërkim autori

spot_img
spot_img

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Fier, në lagjen “Konferenca e Pezës”, pasi ka plagosur një shtetas 30-vjeçar.

Policia njofton se shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular