BallinaKryesoreZgjedhjet/ Artur Zheji: Tensionet nga sforcimi i Ramës për të marrë mandat...

Zgjedhjet/ Artur Zheji: Tensionet nga sforcimi i Ramës për të marrë mandat të tretë, mund të fitojë vetëm me instrumente të panatyrshme

spot_img
spot_img

Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” ka komentuar ndodhitë e fundit, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Zheji thekson se nëse Rama fiton një mandat të tretë, mund ta bëjë diçka të tillë, vetëm me instrumente të panatyrshme.

“Rama sforcohet për të marrë mandat të tretë. Rama do të gjitha pushtetet. Të gjitha që kanë ndodhur janë pasojat e një sforcimi. Kushtetuta amerikane prsh nuk e lejon që një president të ketë më shumë se dy mandate. Modeli i perandorëve që kërkojnë mandate pa fund e vetëm pushtet në Europë ka rënë. Kryeminisitri kërkon të jetë i gjithëpushtetshëm. Diktatura vjen nga fakti që nuk ka instrumente që ta ndalojnë.

Rama fjalë të mëdha e punë boshe. Nëse Rama fiton mandatin e tretë, pastaj do e ketë edhe të katërtin. Nëse Rama merr mandat të tretë, do e marrë me instrumente të panatyrshme. Rama thotë se opozita është e fortë e kryeministri e shënjestron, duke qenë se ndihet i pafuqishëm. Rama e ka luftë çështjen, sepse nëse fiton, klasa politike bie e do duhet shumë vjet të krijohet klasë e re opozitare”, deklaroi Zheji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular