Nga Dhurata Çupi
Këtë muaj takova mijëra matjanë, pa dallime partiake. Ata duan që kjo gjendje të ndryshojë pas zgjedhjeve.
Ajo që i bashkon njerëzit është vuajtja nën këtë qeverisje të keqe për 8 vjet. Ajo që na duhet është të shkojmë masivisht në qendrat e votimit. Vota e çdo qytetari vlen njësoj!
Ndryshimi është në dorën tuaj!
Nëse këto 8 vjet keni më pak para në xhepin tuaj për shkak të qeverisë, atëherë duhet ta çoni në shtëpi këtë kryeministër!
T’i japim besim Lulzim Bashës, politikanit perëndimor dhe të përkushtuar për ndryshimin!
Të dielën është radha juaj të dashur matjanë dhe shqiptarë! Votoni 9, votoni PD!