Eshte rrahur brutalisht Elsa Bita aktiviste e PD nga vellai i kryetarit te bashkise Divjake, shefi i Komisariatit sepse ka postuar ne Facebook bashkine mbyllur diten e djeshme
I ka thyer krahun pasi ka dale nga shtepia sot dhe eshte ne spital dhe do bej kallezim penal
vijon,,,,
“Thjesht po filmoja ka zbarkuar administrata këtu thash dhe isha drejtpërdrejtë në ‘Facebook’, njoftohet, nuk e di kush e njoftoi dhe vjen një makinë me 4 veta që zbresin. Shefi i Komisariatit vetë më tha pse filmon dhe më mori telefonin, donte ta thyente dhe më ka kapur mua nuk e di ca më ka bërë dhe më ka përplasur dhe shukur, vetëm ai ishte dhe të tjerët nuk po i bindeshin dhe ai u çua vetë pastaj. Nuk e di çpati. Altin quhet ka një muaj që ka ardhur në Divjakë. Vajzat e tjera pak më tutje pash që i morën telefonin dhe e mori një grup e futën brenda nuk e di shanë apo e goditën. Rrugës varrezave po filmonim, përballë lokalit të Dine Aliajt. Ishte PS-ja te lokali, gjithë administrate domethënë.”, u shpreh Elsa Bita.
“Jemi sot këtu, gjendjen e shikoni vetë, situatën e shikoni vetë ky shtet çfarë po bën një nga denoncueset më të forta të këtij pushteti, që ka denoncuar me fakte video paligjshmërinë që ndodh në qytetin e Divjakës.Shefi komisariatit ka dhunuar barbarisht dhe i bëj thirrje autoriteteve shtetërore SHCB-së që të gjithë polici që u vendos muajt e fundit nga Erjon Brace me shok, të gjithë strukturën e policisë që është vënë në funksion të fushatës. Ditën që ka ndaluar qytetarët nuk më ka lejuar të zhvilloj aktivitetin me argumentin se jam kandidat në kundërshtim me ligjin po nuk ka proceduar asnjë dhe sot në kundërshtim me heshtje elektorale, urdhëro sot se çfarë bën shefi i komisariatit. I bëj thirrje të gjithëve drejtorit të policisë së qarkut, drejtorit të policisë Ardi Veliut, unë jam kandidati për deputet, Saimir Korreshi dhe sot duhet arrestuar shefi i komisariatit ka kamera që vërtetojnë paligjshmërinë. Nëse nuk ndërhyni jeni bashkëautor me krimin, nëse SHKB-ja nuk ngrihet në këmbë jeni bashkëautor me krimin. Nëse nuk reagoni jeni të gjithë të lidhur me Erjon Bracen. Ndaj ju bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë Lushnje, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut që të hetoni këtë vepër penale.”, u shpreh Saimir Korresha.