BallinaAktualitetCelibashi-qytetarëve: Shit-blerja e votës e patolerushme, sanksione të rënda për atë që...

Celibashi-qytetarëve: Shit-blerja e votës e patolerushme, sanksione të rënda për atë që e aplikon. Telefonat ndalohen në

spot_img
spot_img

Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga çelja e votimit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të ketë sanksione të rënda për shit-blerjen e votës.

Në një komunikim për median, Celibashi sqaroi se këto fenomene janë në raste sporadike dhe nuk do të cënojnë integritetin e procesit të votimit.

“Ka pasur thirrje të herë pas hershme nga KQZ dhe faktori ndërkombëtar, por edhe faktorë të tjerë politikë për t’i thënë ndal fenomenit të shit-blerjes së votës. Ne nuk kemi mundësi që kjo problematikë qëndron, por si ai që e shet dhe ai që e blen votën është në pozitën që nesër, pasnesër, do të provohet do të ketë sanksione të rënda. Shpresoj që kjo të dëgjohet sepse më shumë se kaq KQZ s’ka ç’të bëjë këtë problematikë. Këto fenomene edhe pse ekzistojnë nuk janë në masën që të vendosin në dyshim integritetin e procesit zgjedhor.

Në ditën e votimit, asnjë votues, nuk duhet të paraqitet me telefon celular në qendrën e votimit. Kjo nuk lejohet. Është një masë parandaluese në kuadër të luftës dhe përpjekjeve që të gjithë po bëjnë ndaj shit-blerjes së votës”, tha Celibashi.

 

 

Sakaq, Celibashi i bëri thirrje qytetarëve të mos paraqiten në qendrat e votimit me telefonë celularë, pasi kjo sipas tij është e patolerushme. Ai tha se qytetarët nuk do të kontrollohen, por nëse evidentohen me telefona në duar, do të jetë e barabartë me kryerjen e aktit të fotografimit të fletës së votimit.

“Pajisja e identifikimin elektronik është shpërndarë thuajse në të gjitha qendrat e votimit. Në 100 zonat rurale që ende nuk janë impelemtuar, nuk janë operatorët e nevojshëm. Nga verifikimet e fundit janë të mesnatës së djeshme dhe ditës së sotme. Nuk ka qendra të votimi që mungon energjia elektrike nga informacionet që kemi. Kemi pasur komunikim edhe me qeverinë, për të administruar këtë shqetësim të KQZ.

Nuk është se Komisioni i Qendrës së votimit do të kontrollojë votuesit. Ajo që duhet të qartësoj është që një votues të futet në qendrën e votimit me telefon. Askush s’do e kontrollojë atë, kjo është e ndaluar. Nëse ne nuk të shohim me telefon celular në dorë, supozohet që s’e ke celularin. Çdo gjest që tregon se je në posedim të një telefoni celular, kjo do të përbëjë një tentativë për të fotografuar votën. Cdo gjë tjetër është në koston e votuesit”, përfundoi Celibashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular