BallinaPolitike‘Mos e detyroni popullin t'ju arrestojë...’/ Meta paralajmëron: Gati për çdo dekret...

‘Mos e detyroni popullin t’ju arrestojë…’/ Meta paralajmëron: Gati për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar se është gati të nënshkruajë një dekret në rast se i duhet për të mbrojtur zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu Meta i ka bërë thirrje prokurorëve e gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin për zgjedhjet e 25 prillit, ose populli do i arrestojë në flagrancë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.

Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.

Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.

Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.

Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.

Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë!

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular