BallinaBotaPresidenti Biden do të zhvillojë vizitën e parë jashtë SHBA pas marrjes...

Presidenti Biden do të zhvillojë vizitën e parë jashtë SHBA pas marrjes së detyrës, ja dy shtetet (Axhenda)

spot_img
spot_img

Presidenti i SHBA, Joe Biden, do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikën në qershor, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që prej ardhjes në detyrë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Udhëtimi synon të nxjerrë në pah “angazhimin e presidentit amerikan për të riparuar aleancat tona, për të rigjallëruar marrëdhëniet ndëratlantike dhe për të punuar në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një deklaratë.

Njoftimi u bë ndërsa Presidenti Biden i dha fund një takimi botëror të nivelit të lartë, që shënoi një angazhim të ri amerikan në përpjekjet për të luftuar ndryshimin e klimës.

Presidenti Biden do të marrë pjesë në samitin e G7-s në Kornuoll të Britanisë, nga 11 deri 13 qershor, ku do të zhvillojë takime dypalëshe me udhëheqësit e shtatëshes, përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson, tha Shtëpia e Bardhë.

 

 

Prej andej, Presidenti Biden do të shkojë në Bruksel për Samitin e NATO-s në 14 qershor. “Presidenti Biden do të afirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, sigurinë transatlantike dhe mbrojtjen kolektive,” tha sekretarja e shtypit./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular