BallinaKryesoreTollona nafte për fermerët në këmbim të votës, PD kallazon penalisht zyrtarin...

Tollona nafte për fermerët në këmbim të votës, PD kallazon penalisht zyrtarin në Vlorë

spot_img
spot_img

Partia Demokratike e degës Vlorë ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Vlorës Fejzi Neshën dhe punonjës të tjerë të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë për shpërndarjen e tollonave të karburantit tek fermerët.

Njoftim për mediat!

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Kallëzimi ka ardhur pasi sipas Partisë Demokratike, ky i fundit ditën e sotme ( 24 prill 2021, heshtje zgjedhore)  ka kryer veprën penale të Shpërdorimit “Korrupsion aktiv në zgjedhje”  parashikuar nga neni 328\a. Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensise Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin.

Në drejtorinë e Bujqësisë në Vlorë dhe në Fier po shpërndahen masivisht tollone me naftë për fermerët, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Edhe pse dita e sotme është pushim për administratën, duket se drejtoritë lokale janë duke i bërë shërbimet e fundit qeverisë së Edi Ramës, edhe pse fermerët e prisnin naftën prej muajsh.

Ata kanë thënë për gazetaret e Fax News në Vlorë dhe në Fier se për naftën ishin në pritje që prej dy muajsh, dhe vetëm dje janë njoftuar për tërheqjen e tyre.

Vetë fermerët e pranojnë se kjo mund të ketë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme, por shprehen se nafta është një e drejtë që e takon dhe janë të detyruar që ta marrin.

Gazetarja Hysaj është përballur me refuzimin e punonjësve të drejtorisë së Bujqësisë në Vlorë për të dhënë një koment, mbi arsyet se pse janë të hapur dhe ditën e shtunë, ndërsa shtojnë se po e do nevoja do të dalin edhe të dielën në zyrë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular