BallinaKronikeTakimi elektoral i PS në Divjakë: Ja çfarë filmoi aktivistja Elsa Bita...

Takimi elektoral i PS në Divjakë: Ja çfarë filmoi aktivistja Elsa Bita para se ta rrihte shefi i Policisë

spot_img
spot_img

Aktivistja e PD-së në Divjakë, Elsa Bita, ka përfunduar në spital sot për shkak të një videoje-denoncuese që ajo publikoi në Fb.

Në ditën e heshtjes zgjedhore, Bita ka filmuar me celular një takim elektoral të Partisë Socialiste në Divjakë, ku ishin thirrur të gjithë punonjësit e administratës dhe dëshmi ishin makinat e parkuara që kishin bllokuar rrugën

Në videon që ajo e shpjegon vetë, shihet momenti i fundit kur paralajmëron se pret të vijë Policia, pasi prania e saj me celular është pikasur.

Elsa Bita në video: Të gjitha këto makina janë të parkuara para lokalit se po bëhet mbledhje. Siç e shikoni, nuk e di nëse do të vijë Policia apo jo se është jashtë normave të lejuara. Po bëhet mbledhje dhe është e palejueshme. Janë të gjitha makinat e administratës dhe po bëhet mbledhje brenda në lokal.

Pra, e gjithë administrata ka zbarkuar tek lokali, i cili është “full” dhe nuk ka vend ku të qëndrosh.

Ja dhe dera u mbyll ngaqë po shikojnë se unë po filmoj këtu përjashta.

Ja të shikojmë çfarë masash do të marrë shefi i Policisë dhe ja tek erdhi…

(Video ndalon).

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular