Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen nesër kutive të votimit.
Sipas të dhënave zyrtare, 3.588.860 qytetarë janë në listë për të votuar në 25 Prill, por 23.625 nuk do të mund të ushtrojnë këtë të drejtë pasi janë në kushtet e karantinës si pasojë e infektimit me koronavirus.
Por si parashikohet të jetë moti?
Pavarësisht se ditët e fundit vendi është ndikuar nga masa ajrore të paqendrueshme,
dita e diel do të sjellë ndryshim të menjëhershëm të kushteve meteorlogjike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nesër do të mbizotërojnë orët me diell gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, juglindje e në zonat malore do ketë kalime vranësirash të pakëta deri mesatare. Edhe temperaturat pritet të rriten ndjeshëm.
Era do të fryjë verilindje-veriperëndim e lehtë dhe në bregdet përkohësisht mesatare maksimalisht deri 12m/sek e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.
Ju urojmë fundjavë të mbarë!