Drejtuesit politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ka bërë apel që të nisë sa më shpejt procesi i numërimit të votave në këtë qark. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bardhi ftoi PS-në që të caktonte numëruesit e saj.
“Kjo e sotmja është fitore e madhe për Shqipërinë dhe qarkun e Elbsanit. Falenderoj çdo qytetar që besuan projektin e PD-së dhe u përkushtuan në fushatë. Kam vetëm një apel; të nisim sa më parë numërimin. Ftoj PS të caktojë numëruesit e saj dhe të jeni të sigurt që çdo qytetar ka ndezur një shpresë për veten dhe familjen e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. I jap mesazh falënderimit” – tha Bardhi.
Sa i përket deklaratës së fitores nga kundërshtari i tij, Taulant Balla, demokrati është shprehur se nuk i komentonte humbësit.