Elbasani është kryeqendra e monitoruesve ndërkombëtarë në këto zgjedhje parlamentare. E gjithë vëmendja janë në këto zona, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shijak.
Ambasadori britanik Duncan Norman, në një prononcim për mediat deklaroi se do të monitorojnë pikërisht ato zona që tashmë janë cilësuar si të nxehta.
“Gjatë paradites kemi qenë në Kavajë, Durrës, Rrogozhinë dhe në Elbasan sapo kemi mbërritur. Para disa javësh kur ishim këtu, premtova që do të ishim këtu dhe ja ku jam. Ambasada Britanike ka tetë skuadra që janë në terren për të monitoruar dhe po mbështesin 600 monitorues lokalë. Ajo çka po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe të japim mesazhin që demokracia arrihet duke votuar. të gjithë e dinë që ka pasur problematika dhe kam merak si do të shkojë procesi në Elbasan, ndaj unë dhe kolegët e mi ndodhemi këtu. Ka edhe qytete të tjera që njihen për problematikat e tyre, por ne jemi të interesuar për atë që ndodh në procesin zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Është çështja e problematikave që kanë pasur, por edhe pse Elbasani është qytet i bukur”, shprehet Norman.
Më tej diplomati britanik ka dhënë një mesazh tejet të veçantë në lidhje me zgjedhjet.
‘Mesazhi im është i qartë, është për qytetarët që duan të votojnë, i them të votojnë sepse ka zgjidhje për të votuar. Është ende pak herët nëse të kuptohet që standardi është arritur, por mesazhi i qytetarëve duke qenë se është mjaftueshëm i lartë, është tregues që ka një akses pozitiv në zgjedhje. Sa më shumë njerëzit të dalin të votojnë, aq më pak impakt do të ketë nga grupet kriminale për të ndikuar tek procesi”, u shpreh Norman për News 24.