Analisti Andi Bushati shprehët se është dyshues ndaj Exit Poll-eve dhe sondazheve, por sipas tij, nëse analizohen projeksionet e publikuara, duket se opozita është më pranë fitores.
Bushati tha se të gjithë bien dakord se opozita ka fituar Tiranën.
“Është shumë shpejt të them se kush ka fituar, sepse nuk u besoj sondazheve dhe exit polleve. Vija ndarëse është kjo, televizionet më pranë opozitës e nxjerrin opozitën me fitore të thellë, sondazhistët pranë qeverisë e nxjerrin aty aty. Kaq mjafton për të kuptuar rezultatin. Në Tiranë ka fitore të qartë të opozitës, bien dakord të gjitha palët e sondazheve”, tha Bushati.