BallinaKronike“Nuk e mora vesh fare, i futa një cigare”/Ja kush është shoferi...

“Nuk e mora vesh fare, i futa një cigare”/Ja kush është shoferi që hyri në sheshin ‘Skënderbej’ dhe rrezikoi qytetarët (Emri+Foto)

spot_img
spot_img

Drejtuesi i mjetit që në mes të ditës theu barrierat e vendosura rreth e rrotull dhe rrezikoi qytetarët dyshohet se ishte i droguar. Ai është identifikuar si Nertil Qazimi, 35 vjeç, banues në Paskuqan.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se me vete i janë gjetur disa doza kanabisi. Po kështu mësohet se para se të hynte në sheshin “Skënderbej”, ai ka përplasur disa makina rrugës.

Ndërkohë që u arrestua nga policia, i riu ka deklaruar: “Nuk e mora vesh fare. I futa një cigare”.

Mësohet gjithashtu se në makinë personit iu gjeten edhe disa doza droge.

Ka qenë një qytetar, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin. Në një komunikim për gazetarët “heroi” që bëri të mundur të ndalonte një rrezik të mëtejshëm tha se ngjarja ishte e ngjashme me një akt terrorist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular