Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në “News 24”, foli mbi procesin e deritanishëm të votimit.
Ai tha se deri më tani procesi mund ë konsiderohet i qetë e pa incidente. Kume theksoi se roli i Komisionerit Shtetëror, në këtë rast, Ilirjan Celibashi është të administrojë të gjithë procesin.
“Për mënyrën se si po votohet procesi po ecën normalisht. Të krijohet përshtypja që qytetarët janë të interesuar për të votuar, ashtu sikurse, administrata zgjedhore, komisionerët janë në zbatim të kërkesave të parashikuara nga ligji në këtë fazë. Nuk ka pasur deri më tani ndërhyrje që të kenë sjellë prishjen e rregullit, përveç rasteve sporadike, si hapja me vonesë e disa qendrave. Prezenca që nuk pranohet nga ligji i kandidatëve për deputetë, në disa qendra është shkelur. Pjesa tjetër që ka të bëjë me mënyrën si po sillen zgjedhësit është në normat e duhura. Pjesëmarrja krahasuar me 2017, do të jetë më mirë që të vlerësohet në orën 17:00.
Zgjedhësit kanë nxituar për të shkuar në qendrat e votimit, sidomos në Tiranë, kjo është një indikator që votuesit kanë dëshirë të shprehin vullnetin e tyre. Këtu ndikon edhe midis të tjerave edhe fakti që zgjedhësi ka të drejtë të japë dy vota, si për subjektin dhe kandidatët. Sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në zgjedhje, është e dëshirueshme që të kemi mundësi të shqiptarëve që votojnë, do të doja të arrinte 90% pjesëmarrja. Kushdo nga mazhoranca që do të dali nga këto zgjedhje, duhet të ketë parasysh që është zgjedhur nga shumica e qytetarëve.
Sot KQZ, ka si përgjegjësi të parë dhe kryesore të ndjekë procesin dhe të ndërhyjë në rastet që ka probleme. Përgjigja që i është dhënë 5 mijë e ca thirrje, plus i është dhënë përgjigje ecjes së mbarë të një komponenti shumë të rëndësishëm të procesit zgjedhor. Në dijeninë time ka 142 Qendra Votimi, ku nuk funksionojnë mjetet e identifikimit elektronik.
Qoftë një fjalë e vetme e përfaqësuesit të zgjedhor mund të shkaktojnë probleme. Ka pasur raste, nga deklaratat e djeshme që mund të interpretohen si heshtje zgjedhore, po të analizosh fjalë për fjalë nuk e kap dot, ashtu sikurse njësoj mund të quhet thyerje e heshtje zgjedhore, që kryeministri i vendit të votojë me kapele me numrin 12. Nuk ka efekte, të paktën deri më tani. Efekt ka thirrja që ndodh”, u shpreh Kume.