Policia e Shkodrës ka shoqëruar një person, i cili ka fotografuar votën e tij. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen “Tophane”.
Menjëherë sapo kanë vënë re votuesin duke fotografuar votën, komisionarët kanë njoftuar policinë.
Deri më tani nuk është identifikuar qytetari që tentoi të fotografonte votën, ndërkohë pritet njoftimi i policisë.