Teksa kanë ngelur 3 orë nga përfundimi i afatit zyrtar, procesi i votimit në mbarë vendin vijon të jetë i qetë.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha deklaroi se pjesëmarrja në votime deri më tani është 38.04% duke u referuar 1016 qendra votimi, nga 5199.
“Nuk ka asnjë problematikë. Situata vijon të jetë e qetë. Edhe në ato pak qendra që kishte pezullime të përkohshme, situata është e qetë. Sa i përket edhe pjesëmarrjes, u reflektua edhe në ekranet tuaja, aplikacioni vijon të jetë funksional. Komisionerët kanë nisur të japin të dhënat jo vetëm për përqindjen, pro edhe të ecurisë së procesit, i cili eshte i qete. Në orën 16:00, tashmë është diku te 38.04%. Kjo përqindje është e bazuar tek 1016 qendra votimi, nga 5199.”, Hoxha.