Gjatë këtyre votimeve është shënuar edhe një risi.
Nëjsia numër 10 në Tiranë ka implementuar për herë të parë krahas identifikimit biometrik edhe votimin dhe numërimin elektronik.
Ashtu siç mund të merret me mend, numërimi në këtë njësi ka përfunduar në mënyrë rekord, edhe pse rezultati nuk dihet.
Por analisti Çim Peka tha në SYRI TV se PD ka shënuar një fitore të thellë në këtë njësi, duke konfirmuar disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për fitoren e PD në këtë njësi dhe në mbarë Tiranën
Fitoren e PD-së në këtë njësi e ka konfirmuar edhe eksperti i të dhënave, Adlej Pici.
Ai tha se ky është një rezultat interesant, pasi PD ka fituar thellë në atë që njihet si ‘Stalingradi’ i PS në Tiranë.
Sipas tij, ky është një tregues se rezultati i PD duhet të jetë shumë i thellë edhe në zona të tjera në vend.