BallinaAktualitetArsyet/Tom Doshi jep dorëheqjen: “E parevokueshme”

Arsyet/Tom Doshi jep dorëheqjen: “E parevokueshme”

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen të dyfishtë nga mandati si deputet dhe kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Doshi në letër shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.

Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër,  apo një mandat të dytë në Tiranë, pas dorëheqjes të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë.

Doshit iu kërkua publikisht nga ambasada amerikane që të mos merrte pjesë në zgjedhje. Ambasadorja Yuri Kim folindisa herë publokisht kundër tij dhe ajo i kërkoi Ramës që ai mos jetë më pjesë e qeverisë së ardhshme.

Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.

Kjo është një manovër për ti hapur udhë një koalicioni të PSD me PS-në nëse do të duhet. Ajo erdhi fiks në periudhën mes shpallkes sënrezul4ateve te Exit polleve që e teregonin Ramën humbës dhe fillimit të daljes se rezultateve reale. Duket se gjithçka është vendosur në këtë hark kohor kur marrveshja është bërë për “dorëheqjen” e Doshit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular