BallinaKryesoreDrejtori i fushatës së PD Alfred Rushaj: Sot shqiptarët mposhtën një regjim,...

Drejtori i fushatës së PD Alfred Rushaj: Sot shqiptarët mposhtën një regjim, votuan për të ardhmen e fëmijëve të tyre

spot_img
spot_img

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj, në një dalje për mediat është shprehur se sot shqiptarët vendosën t’i thonin stop Edi Ramës, duke i dhënë fund regjimit të tij.

Nga selia blu, Rushaj shprehu falenderimet për ata që i besuan PD-së për të ardhmen e tyre.

“Sot është një ditë e madhe, e jashtëzakonshme e një fitoreje të madhe. Sot qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë vendosën ta çojnë Edi Ramën në shtëpi, i thanë stop dhe mposhtën një regjim. I thanë një njeriu që vodhi votat, të dhënat e tyre personale, i thanë boll.

Sot qytetarët  Shqipërisë votuan për të ardhmen e tyre, e fëmijëve të tyre prandaj dua t’i falenderoj me gjithë zemër që mundësuan ndryshimi. Vendosën t’i japin fund dhe mposhtën një regjim”, tha Rushaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular