Kandidatja për deputete e PD-së, Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat flet për një fitore të madhe të Aleancës për Ndryshim. Sipas saj, drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gënjen për rezultatin, ndërsa shton se procesi i numërimit në degën 12 dhe 14 vijon ende.
Po ashtu ajo thekson se PD ka dyfishuar rezultatin në Qesarak dhe ka marrë në Bërxhitë rreth 25 % më shumë të votave, ndryshe nga ajo që sipas saj deklaron Veliaj.
DEKLARATA E ORJOLA PAMPURIT
Oriola Pampuri: Faleminderit të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që zgjodhën ndryshimin. Aleanca për Ndryshim arriti një fitore të madhe në zgjedhje. Të gjithë do ta shohim fitoren tonë kur numërimi të përfundojë. Erion Veliaj si çdo herë gënjen dhe mashtron. Procesi i numërimit në Degën 12 dhe Degën 14 vijon ende. Ai shpall rezultatin në përpjekje për të fshehur humbjen në këtë zonë. Në Degën 14 Partia Demokratike ka dyfishuar rezultatin në Qesarak, ndërsa në Degën 12 Partia Demokratike ka arritur rreth 25% më shumë të votave në Bërzhit ndryshe nga ajo që deklaron Erion Veliaj. Ne e shohim këtë trend kudo në Shqipëri prandaj konkluzioni është i qartë, një fitore e madhe për Aleancën për Ndryshim, një fitore historike për Shqipërinë.