BallinaUncategorizedKina nxit gjallërimin rural me fokus qeverisjen në bazë

Kina nxit gjallërimin rural me fokus qeverisjen në bazë

spot_img
spot_img

Gjallërimi rural është në krye të programit politik të Kinës pas shpalljes së fitores së plotë në luftën kundër varfërisë absolute.

Ideja u theksua edhe gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore të dielën. Ai vizitoi fshatin Maozhushan dhe qytezën Caiwan për të inspektuar punën mbi gjallërimin rural, qeverisjen në bazë dhe mbrojtjen ekologjike.

Të dielën pasdite, Xi bëri një vizitë në lumin Lijiang për të parë përpjekjet për ruajtjen e ekologjisë së lumit.

Xi hipi në një varkë për të inspektuar kushtet ekologjike. Ai theksoi administrimin e gjithanshëm të lumit dhe u kërkoi zyrtarëve të mbrojnë mjedisin ekologjik dhe të shmangin rrugën e vjetër të zhvillimit të ekonomisë në kurriz të mjedisit.

Lijiang-u, që vlerësohet si një nga lumenjtë më të bukur në botë, shtrihet më shumë se 400 kilometra nëpër male piktoreske karstike, duke tërhequr qindra mijë vizitorë çdo vit.

 

Gjatë turneut të tij inspektues në qytezën Caiwan në kontenë Quanzhou të qytetit Guilin, Xi vizitoi gjithashtu një park përkujtimor kushtuar Betejës së Lumit Xiangjiang gjatë Marshimit të Madh në vitet ’30 të shekullit të kaluar, dhe vendosi një kurorë lulesh në nderim të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe të rënë në këtë betejë.(Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular