“Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim ngjarjes së ditës së djeshme, ku një 32-vjeçar i identifikuar si Arben Mema, hyri në sheshin “Skënderbej” me makinë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Shkrimi i plotë i “Daily Mail”:
Ky është momenti dramatik kur një shofer goditet nga një kalimtar përmes xhamit të makinës, pasi po ngiste si i “çmendur” në një shesh këmbësorësh në Shqipëri. Një makinë shihet teksa ecën me shpejtësi në mes të sheshit publik – aty ku makinat nuk janë të lejuara.
Ngjarja ka ndodhur dje në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Dëgjohen zhurma të forta që vijnë nga gomat ndërsa frenojnë fort në tullat e sheshit.
Një numër i madh i këmbësorëve shihen teksa përpiqen që t’i afrohen makinës për të ndaluar shoferin, i cili tregon pak kujdes për njerëzit që janë aty.
Dera nga ana e shoferi shihet duke u hapur, madje një person është në gjendje që të kapë shoferin. Por edhe pse janë shumë njerëz që ndjekin makinën, shoferi vijon të përpiqet që të largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer me shpejtësi.
Sidoqoftë, shoferi u ndalua pasi një kalimtar u hodh përmes dritares së makinës së tij. Goditja e këtij të fundit bëri që shoferi të shpërqendrohej, dhe kalimtarët e tjerë ndihmuan në ndalimin e tij plotësisht.
Policia më vonë bëri të mundur arrestimin e shoferit 32-vjeçar, i cili me makinën e tij kishte lëvizur në mënyrë të çrregullt në sheshin “Skënderbej”, ku njerëzit rrinin në radhë për të marrë një dozë të vaksinës Covid-19.
Policia shqiptare mendon se ai ka qenë duke i dhënë makinën nën efektin e drogës.