BallinaAktualitetNumërohen 70% e kutive të votimit, PS bie me 4 mandate, rritet...

Numërohen 70% e kutive të votimit, PS bie me 4 mandate, rritet PD në disa zona, si ndahet “torta”

spot_img
spot_img

Orët e pasdites kanë sjellë një ndryshim sa i takon ndarjes së mandateve në rang qarqesh mes PS dhe PD ku kjo e fundit e ka rikuperuar ndjeshëm pozitën e saj përballë rënies së socialistëve. Nga 77 mandate, PS ka zbritur në 73 mandate, ndërsa PD është rritur në 60 mandate nga 56 që kishte në orët e paradites.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC se PS kryeson në 8 qarqe të vendit, kryesisht në jug dhe Shqipërinë e mesme. Ndërsa PD mban kreun në katër qarqe të veriut, konkretisht Shkodër, Lezhë, Kukës dhe së fundmi edhe në Dibër.

Në Kukës beteja është mbyllur ku PD ka triumfuar me 2 mandate përballë 1 mandati të kampit kundërshtar.

Kryeqendra e Veriut, Shkodra kryesohet nga Partia Demokratike me 6 mandate, PS ka tre mandate, ndërsa LSI dhe PSD kanë nga një mandat.

Në Lezhë, PD mban kreun me 4 mandate, PS ka 3 mandate ndërsa partitë e tjera deri tani nuk kanë asnjë deputet.

Dibra ka qenë qarku surprizë i orëve të pasdites, ku pas një epërsie të lehtë nga socialistët, në avantazh ka kaluar PD me tre mandate. PS ka aktualisht dy mandate. Aktualisht mbeten pa u numëruar në këtë qark edhe 24 kuti dhe mundësitë që rezultati të ndryshojë sërish janë të vogla.

Në Durrës, PS ka rënë me një mandat nga orët e paradites nga 9 në 8 mandate, ndërsa PD është rritur në 6 mandate.

Gjatë raportimit të gazetares Esiona Konomi, i ftuar në studio me Endri Xhafon, kandidati demokrat Agim Baçi, bëri një ndërhyrje duke deklaruar se ka ende shumë bastione të djathta në Durrës ku nuk është shpallur rezultati, duke përmendur këtu zonën e Kënetës dhe Komunën e Xhafzotajt.

Nga ana tjetër në Durrës, LSI nuk ka siguruar ende një mandat në Durrës, por në rast se do të fitojë edhe një përqindje votash në orët në vazhdim mund të marrë mandatin e tetë të socialistëve.  Deri tani në këtë qark mbeten pa numëruar edhe gjysmat e votave.

Kryeqyteti ka sjellë një tjetër ulje, sa i përket mandateve të socialistëve që prej orëve të mëngjesit, nga 19 në 18 mandate. PD ka 15 mandate, LSI 2 mandate ndërsa PSD 1 mandat.

Në Elbasan gara udhëhiqet nga socialistët me 8 mandate, PD ka 6 mandate, ndërsa partitë tjera nuk kanë marrë akoma asnjë mandat,

Garë e ethshme paraqitet në Korçë, ku diferenca mes PS dhe PD është vetëm një mandat dhe socialistët kryesojnë me 6 mandate. Në Berat PS ka 4 mandate, PD 2 mandate ndërsa LSI një mandat.

Në Fier PS kryeson deri tani me 9 mandate, PD ka 6 mandate ndërsa LSI një mandat. Vlora ka sjellë dyfish të epërsi të socialistëve me 8 mandate, ndërsa PD ka katër mandate.  Edhe në Gjirokastër kryesojnë të majtët me 3 mandate, 1 mandat PD ndërsa partitë e tjera nuk kanë asnjë mandat.

Deri më tani në të gjithë vendin janë numëruar 70 të kutive në të gjithë vendin, KQZ deklaroi mbrëmjen e djeshme në përfundim të orarit zyrtar të votimit se rezultati do të publikohet pas 48 orësh, konkretisht brenda të martës së 27 Prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular