Është mbyllur procesi i numërimit edhe në Tropojë, ku raportohet se fitues ka dalë Partia Demokratike me 6443 vota ose 66.37%.
Kjo mund të konsiderohet si një fitore e thellë ndaj PS, pasi kjo e fundit ka arritur të sigurojë vetëm 3094 vota ose 31.87 % të votave totale.
Partia Demokratike fiton bindshëm në Tropojë duke marrë dyfishin e votave që ka marrë Partia Socialiste.
Deri tani procesi i numërimit ka përfunduar në disa bashki të vogla siç janë : bashkia minoritare e Pustecit që e mbylli e para procesin e numërimit, bashkia Himarë, Këlcyrë, Memaliaj , Has dhe Tropojë.