Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Tiranë, Ursula Gacek, tha në fjalën e saj, gjatë prezantimit paraprak të raportit për zgjedhjet e 25 prillit, se këto zgjedhje treguan se besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset.
Kryetarja e misionit të ODIHR u shpreh se ata do të qëndrojnë në Shqipëri deri më 7 maj, për të parë të gjithë procesin, dhe për të bërë raportin final me të gjitha rekomandimet.
“Një vëzhgim që është kryer nga ODIHR, që nga mesi i muajit mars. Vëzhgimi i procesit për një kohë të tillë në 12 qarqet, më jep mundësinë të dalë në përfundimin se pas shumë konflikteve politike, besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset. Pas marrëveshjes politike të arritur vjet, aktorët tashmë kanë besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. Partitë që morën pjesë në zgjedhje dhe votuesit, që u paraqitën në numra të besueshëm, tregoi se pati besim te KQZ dhe administrata.
Identifikimi elektronik në gjithë vendin luajti rol të rëndësishëm te rritja e besimit. Ishte një sfidë, se u realizua në një kohë të shkurtër. Pati disa probleme teknike, megjithatë në përgjithësi vlerësimi ynë për votimin dhe numërimin është se zgjedhjet ishin të organizuara mirë. Mësuam për pretendime për shit-blerje votash nga partitë politike, diçka që është shumë e paqartë për t’u identifikuar. Kjo tashmë konfirmohet nga një numër i mirë hetimesh të hapura, që para ditës së zgjedhjeve. Kjo ka një ndikim te besimin e zgjedhësve. Tani është reagimi efikas i autoriteteve, që do të luajnë rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
Së bashku me ekipin e analistëve, unë do të qëndroj në Shqipëri deri në 7 maj, dhe do të vazhdojmë të ndjekim çdo ankesë. Vetëm pasi ta kemi parë gjithë procesin, do jemi në gjendje të mbyllim punën tonë, të hartojmë raportin final dhe të bëjmë rekomandimet. Në fillim të këtij misioni iu premtova, se pavarësisht vështirësive, do të kemi një vlerësim të bazuar në prova, të paanshëm dhe të detajuar, dhe kam besim se ne e kemi bërë këtë”, u shpreh ajo.