BallinaAktualitetRezultatet e votimit/ Numërohen 129 kuti në të gjithë vendin, si renditen...

Rezultatet e votimit/ Numërohen 129 kuti në të gjithë vendin, si renditen PD, PS dhe LSI

spot_img
spot_img

02:38: Nga numërimi i 129 kutive në rang vendi, Partia Socialiste rezulton forcë e parë me rreth 51% të votave, ose 16 e 179 vota, ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 11 775 vota.

LSI, si forcë e tretë ka marrë 2339 vota.

Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partia e katërt deri më tani renditet PSD e drejtuar nga Tom Doshi me 380 vota. Procesi i numërimit të votave po vazhdon në të gjithë vendin

02:18- Nga numërimi i 85 kutive në rang vendi nga 5199 qendra votimi në total, Partia Socialiste rezulton forcë e parë me rreth 51 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me rreth 38 për qind.

Partia e tretë është Lëvizja Socialiste për Integrim, me rreth 7 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Sociale Demokrate me rreth 1 për qind të votave.

Këto janë të dhënat më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rezultatet janë paraprake dhe ato mund të ndryshojnë nga ora në orë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular