Forca të shumta policie ndodhen në qytetin e Elbasanit dhe pranë qendrave të numërimit. Forcat e policisë janë thirrur pak më parë të monitorojnë gjendjen nga afër, ndërsa burime për ‘Faxweb’ bëjnë me dije se është duke u ushtruar presion ndaj numëruesve.
Pranë pallatit të sportit ku po numërohen votat shihen forca të shumta të policisë dhe të ‘forcave Shqiponja’. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ‘FaxNews’ pranë KZAZ-së ndodhet edhe nëndrejtori i policisë së Elbasanit.
Flitet që në drejtim të Elbasanit është duke udhëtuar edhe Yuri Kim për të monitoruar nga afër situatën.