Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim teksa ishte e pranishme në qendrën e numërimit të votave në shkollën ‘’Vasil Shanto’’ në Tiranë ka thënë se tashmë u përket numëruesve për të bërë punën e tyre me integritet.
Yuri Kim ndër të tjera u ka bërë thirrje kandidatëve që të qetësohen dhe të jenë të duruar, ndërkohë thekson se cilido rezultat të certifikohet duhet të pranohet nga ata
‘Tani përgjegjësia mbetet tek numëruesit për të bërë punën e tyre me integritet. Gjithashtu mendoj që autoritete të ndjekin të gjithë ankesat që mund të dalin. Në mënyrë që të ketë proces të vazhdueshëm përmirësimi.
Për kandidatët dhe partitë është koha që të qetësohen të jenë të duruar dhe të presin rezultatet. Dhe kur të certifikohen t’i pranojnë ato. Të shohim si do të shkojë procesi.
SHBA si mik i popullit shqiptarë do të jetë këtu deri në fund.’ tha Yuri Kim.