Kryeministri Edi Rama lajmëroi se sonte në orën 18:00 do bëhet një tubim në sheshin ‘Skënderbej.
Rama e quan ‘përqafimi i fitores’.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores,’ shkruan Rama.
Komentuesit shkruajnë se vendi mbetet në kushte pandemie dhe nuk duhet të ketë tubime, aq më pak përqafime.