Një tjetër fizike përplasje ka ndodhur, këtë herë në Durrës.
Incidenti është regjistruar gjatë procesit të numërimit të votave në pallatin e sportit ‘Ramazan Njala’ në qytetin e Durrësit
Ndërkohë që mbështetësit e PS festonin fitoren votë pas vote, kreu i PD të Durrësit, Ferdinand Xhaferri është afruar pranë ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe i ka thënë ‘të lumtë’.
Në atë moment disa nga mbështetësit e Dakos kanë hedhur shishe e bidona me ujë në drejtim të Xhaferrit.
Shikoni pamjet: