BallinaKryesoreGjekmarkaj paralajmëron: Këto zgjedhje nuk do të njihen! Opozita e udhëhequr nga...

Gjekmarkaj paralajmëron: Këto zgjedhje nuk do të njihen! Opozita e udhëhequr nga Basha do t’i prijë kësaj beteje në sheshet shqiptare, derisa regjimi të bjerë

spot_img
spot_img

Kandidati i PD, Agron Gjekmarkaj zbulon se opozita nuk do të njohë zgjedhjet dhe do të dalë në shesh.

Ai thotë se opozitës i janë vjedhur votat dhe se PD është në provën e saj më të madhe të ekzistencës.

Sipas tij, përballja po vjen dhe opozita e Bashës do të dalë në sheshet shqiptare ku do i prijë një beteje për të rrëzuar regjimin.

 

 

 

STATUSI  NGA AGRON GJEKMARKAJ

Shqipëria në rrezik!!

Shteti dhe mafia në Shqipëri janë bërë një!

Strukturat mafioze të Edi Ramës masakruan procesin elektoral!

Kudo natën në cepa lagjesh në qytet në fshatra nën mbrojtjen e policisë shpërndanë para , kërcënuan, premtuan, gënjyen për votën!

Paratë e krimit trukuan frymën e votës shqiptare!

Pushteti lokal e qëndror me ndihme sociale, punësime abuzive, legalizime e shtëpi tërmeti ndërhyri kudo për të trukuar vullnetin për ndryshim!

Kjo është historia më e shemtuar e manipulimit të votave në Europë, qysh nga viti 1922 në Itali dhe 1933 në Gjermani!

Demokracia nuk ekziston, vullneti qytetar gjithashtu, ajo dhe ai, janë shndërruar në mall që ka çmimin e parasë së drogës, së tendërave dhe të frikës!

Liria jonë është nën agresion!

Vota jonë është përdhunuar!

Opozita është e kërcënuar!

Të drejtat civile varen nga humori i të fortëve!

Procesi elektoral është operacion financiar, nuk është më ide, program, skuadër apo lider!

PD është në provën e saj më të madhe të ekzistencës!

Ajo duhet të hyjë në llogoren ku mbrohet pluralizmi dhe jeta!

Opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha do t’i prijë kësaj beteje në sheshet shqiptare, derisa regjimi të bjerë dhe vota të kthehet!

Opozita nuk do kompleksohet nga burokratët e ambasadave ajo do  të degjojë shqiptarët dhe t’i përgjigjet sfidës së korrupsionit me sfidën e Demokracisë!

Opozita do të marrë në dorë fatet e Demokracisë dhe të Zgjedhjeve!

Këto zgjedhje nuk do të njihen.

Ato duhen pështyrë!

Do t’i përzëmë hajdutët e votës nga zyrat e shtetit dhe nga jeta e këtij kombi!

Përballja po vjen!

Agron Gjekmarkaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular