Një oficer policie 54 vjeç, i cili shërbente në Drejtorinë e Policisë së Thesprotisë dhe konkretisht në Departamentin e Rojës Kufitare të Filiateve është gjetur i pajetë.
Mediat greke shkruajnë se 54-vjeçari u gjet i vdekur sot në mëngjes nga nëna e tij, e cila njoftoi autoritetet.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e oficerit të policisë 54-vjeçar në Paramythia dhe dyshimet e polisië janë se ai qëlloi veten me armën e tij të shërbimit.
Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të vdekjes së 54-vjeçarit po kryhet nga policia, ndërsa autopsia pritet të hedhë dritë mbi çështjen.