BallinaKronikeI nxori videon ku deklaronte se kishte marrë lekë për votat në...

I nxori videon ku deklaronte se kishte marrë lekë për votat në Lezhë, Gëzim Paplekaj dhunon personin që e filmoi

spot_img

Video e tij me figurë dhe zë se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve, u bë virale. Gëzim Papleka u shoqërua në komisariatin e Lezhës menjëherë pasi në rrjetet sociale u publikua video ku ai tregonte se disa persona me makina i ofruan lekë në këmbim të votës. Papleka nuk specifikonte personat dhe vendin ku i kishte marrë paratë, ndërsa për rastin SPAK nisi hetimet.

Por publikimi i kësaj video nuk është pritur mirë nga vetë Gëzim Papleka dhe të afërmit e tij. Me 3 persona të tjerë nga fisi ata dhunuan dhe kërcënuan me jetë personin që kishte bërë publike videon ku pretendohej blerja e votave.

Në pranga ranë pas mesnate, më 1 maj, Mirash, Gëzim, Donald dhe Jetmir Paplekaj, për dhunimin e Ylli Kacolit, 38 vjeç nga Kamza.

Sipas policisë, dhunimi i Ylli Kacollit ka ndodhur më 29 prill në orën 12:00 në Torovicë të Lezhës. Gëzim Papleka dhe të afërmit e tij i dëmtuan makinën, e dhunuan dhe e kanosën me jetë në mënyrë që të bëjë dëshmi të rremë para policisë, për të shpëtuar nga ndëshkimi Paplekën. /Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular