BallinaKryesorePD e Korçës, Maliqit, Kolonjës, Pogradecit: Përkrah Bashës. Vullneti i shqiptarëve u...

PD e Korçës, Maliqit, Kolonjës, Pogradecit: Përkrah Bashës. Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua

spot_img

Demokratët e Korçës, Maliqit, Kolonjës dhe Pogradecit kanë dalë në krah të kryetarit të PD, ku kanë përcaktuar se vullneti i shqiptarëve u tjetërsua.

PD Korçë

Zgjedhjet u blenë sërish…

Zgjedhjet u egzekutuan që pa filluar procesi…

Leku i krimit tjetërsoi votën e shqiptarëve…

Rama tregoi se nuk ka burrillëk të përballet ndershmërisht….

Populli ka marrë presionin më të madh në këto zgjedhje. Para, kërcënime, premtime, patronazhistët, fletët e votimit me barkod lehtësisht të identifikueshme.

Falenderojmë çdo demokrat që ka mbështetur alternativën më të mirë pavarësisht presionit.

Mirëkuptojmë çdo shqiptar që ka votuar nën kushtet e presionit.

Zgjedhjet ishin qartësisht të manipuluara me të gjitha format e mundshme.

Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua nga armiqtë e demokracisë dhe idhtarët e monizmit.

Mafia dhe krimi nuk do të ishin kurrë dakord që vëndi të qeverisej me demokraci dhe punuan fort për të ndalur demokracinë..

Beteja vazhdon…

Se bashku me Lulzim Bashen do ja dalim…

PD Pogradec

Të dashur miq,

Një falenderim  dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që besuan, luftuan dhe mbështetën Partinë Demokratike në kauzën e saj.

Eshtë ky momenti që të gjithë së bashku duhet të mbajmë frymën pozitive të krijuar si kurrë më parë në luftën e të mirës ndaj të keqes.

Ju premtojmë që kauza jonë nuk mbaron këtu. Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë këtë luftë. Proçesi zgjedhor nuk ka mbaruar, të gjitha shkeljet, parregullsitë, vjedhja masive e votave, deformimet gjatë proçesit të numërimit, kërcënimet shtetërore si para dhe pas votimeve do të jenë fokusi kryesor në ditët në vijim.

Beteja jone është më e frymëzuar se çdo herë tjetër, këtë betejë do e fitojmë jo vetëm për demokratët por edhe për qindra e mijëra socialistë të cilët në këto zgjedhje si rrallë ndonjë herë votën e tyre ja dhanë Partisë Demokratike.

Ne jemi më të vendosur se kurrë që përkrah kryetarit Basha, të vazhdojmë me vendosmëri betejën tonë, sepse në fund e mira do të fitojë kundër të keqes.

PD Maliq

Të dashur miq!

Një falenderim  dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që besuan, luftuan dhe mbështetën Partinë Demokratike në kauzën e saj.

Shume faleminderit dhe mirënjohës për të gjithë ata mbështetës të Partise Demokratike dhe besimit te madh qe kishin dhe vazhdojnë  te kenë ndaj liderit tonë politik Lulzim Basha. Një vlerësim  tepër i madh shkon per arritjet e degës me punën e palodhshme dhe perkushtimin e madh. Ky rezultat qe arritëm  ishte fale demokrateve te vërtetë që  dhanë  votën e tyre me bindje dhe me shpresën për  ndryshim. Në këtë betejë ishin vetëm  demokratet e vërtetë, ata qe kërkojnë largimin e liderit tone nuk kanë bërë asnjë ditë opozitë. Beteja e Partise Demokratike do vazhdoje nen drejtimin e Lulzim Bashes dhe do luftojmë me shumë se kurrë që  ndryshimi të triumfojë në Shqipëri.

Eshtë ky momenti që të gjithë së bashku duhet të mbajmë frymën pozitive të krijuar si kurrë më parë në luftën e të mirës ndaj të keqes.

Ju premtojmë që kauza jonë nuk mbaron këtu. Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë këtë luftë.

Proçesi zgjedhor nuk ka mbaruar, të gjitha shkeljet, parregullsitë, vjedhja masive e votave, deformimet gjatë proçesit të numërimit, kërcënimet shtetërore si para dhe pas votimeve do të jenë fokusi kryesor në ditët në vijim.

Beteja jone është më e frymëzuar se çdo herë tjetër, këtë betejë do e fitojmë jo vetëm për demokratët por edhe për qindra e mijëra socialistë të cilët në këto zgjedhje si rrallë ndonjë herë votën e tyre ja dhanë Partisë Demokratike.

Ne jemi më të vendosur se kurrë që përkrah kryetarit Basha, të vazhdojmë me vendosmëri betejën tonë, sepse në fund e mira do të fitojë kundër të keqes.

PD Kolonjë

Të dashur anëtar,mbeshtetes dhe simpantizantë!

Falenderim  dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që besuan, luftuan dhe mbështetën Partinë Demokratike në kauzën e saj.

Eshtë momenti që të gjithë së bashku duhet të mbajmë frymën popullore të krijuar si kurrë më parë në luftën ndaj të keqes.

Ju premtojmë që kauza jonë nuk mbaron këtu. Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë këtë luftë. Proçesi zgjedhor nuk ka mbaruar, të gjitha shkeljet, parregullsitë, vjedhja masive e votave, deformimet para dhe gjatë proçesit të numërimit, kërcënimet shtetërore si para dhe pas votimeve do të jenë fokusi kryesor në ditët në vijim.

Beteja jone është më e frymëzuar se çdo herë tjetër, këtë betejë do e fitojmë jo vetëm për demokratët por edhe për qindra e mijëra socialistë të cilët në këto zgjedhje si rrallë ndonjë herë votën e tyre ja dhanë Partisë Demokratike.

Ne jemi më të vendosur se kurrë që përkrah kryetarit Basha, të vazhdojmë  betejën tonë, sepse në fund e mira do të fitojë kundër të keqes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular