Një grua e infektuar me COVID vdiq në parkingun e një spitali pasi priste prej 3 orësh për ndihmë mjekësore.
Ajo u rrëzua në rrugë, me kërkesën dëshpëruese për të marrë frymë, teksa miqtë e saj i luteshin stafit mjekësor për trajtim.
Por autoritetet në pamundësi për të mjekuar 35-vjeçaren për shkak të numrit të lartë të të shtruarve, bënë që ajo të humbiste jetën dhe të ishte në mesin e 3500 viktimave ditore
Dje u arrit rekordi historic me 400 mijë të prekur brenda natës. COVID ka rrënuar plotësisht sistemin shëndetësor të vendit.
Rrugët janë të mbushura me viktima, dhe trupat e tyre po digjen në turra drush.
Mjekët po bëjnë thirrje të vazhdueshme për vaksinim sa më të shpejtë në mënyrë që të shmangen të tilla situata.